Hoxhaj: Qeveri e apetiteve për poste

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se në krye të qeverisë tani është vënë njeroi që nuk e respektoi shtetin e Kosovës, duke ia përqeshur flamurin e edhe himnin e shtetit.

Enver Hoxhaj, që deri tani ishte zv.kryeministër, tani deputet i PDK-së, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova pas katër muajve vonesë, u bë me një qeveri ortakësh, që sipas tij, ata veçse treguan se nuk kanë parime dhe programe, por veç apetite postesh. 

“Të mos harrojmë, ishin këta që 13 vjet më parë kundërshtuan edhe Pakon e Ahtisarit, falë së cilës sot Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga shumica e vendeve të fuqishme ndërkombëtare.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. 

Në fund të shkrimit të tij, Hoxhaj tha se PDK, do të kërkojë përgjegjësi për të gjitha temat e ndjeshme për Kosovën. 

Gjithashtu, ai potencoi se PDK do të vazhdojë të punojë për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe nuk do të lejojë që të merret asnjë vendim i dëmshëm për vendin. 

Ky është shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

Pas katër muajve vonesë, Kosova u bë me një qeveri të ortakëve, të cilët veçse na bënë të qartë që nuk kanë parime e programe, po veç apetite për ndarje postesh.

Në krye të kësaj qeverie qëndron njeriu që nuk e respektoi shtetin e Kosovës. Ia përqeshi flamurin e nuk respektoi as himnin e shtetit. Qëndron njeriu i cili në strategjinë e tij për arritjen e pushtetit nuk kurseu as bashkëpartiakët e tij.

Të mos harrojmë, ishin këta që 13 vjet më parë kundërshtuan edhe Pakon e Ahtisarit, falë së cilës sot Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga shumica e vendeve të fuqishme ndërkombëtare.

Partia Demokratike e Kosovës i premton qytetarëve se do të jetë më e zëshme se kurrë, se do të kërkojë përgjegjësi për të gjitha temat e ndjeshme për Kosovën. PDK do të vazhdojë të punojë për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe nuk do të lejojë që të merret asnjë vendim i dëmshëm për vendin. Por duhet pranuar se nga të gjitha ato që pamë e dëgjuam nga LVV, gjithçka mund pritet.

Të ngjashme