Hoxhaj: Qeveria Veseli do ta përmbyllë me njohje dialogun me Serbinë

Prishtinë | 18 Gus 2019 | 08:18 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dialogu me Serbinë i filluar si proces teknik e më pas edhe politik, qysh në vitin 2011 mund të përmbyllet vetëm nga Qeveria e udhëhequr nga Kadri Veseli, shprehet i bindur Enver Hoxhaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Hoxhaj, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se me Serbinë nuk do të lejohen kompromise dhe nuk do të bisedohet asnjëherë për tema të brendshme.

Përmbylljen e një sfide të madhe historike e quan si fundin e këtij procesi, duke shtuar nuk do të ketë më proces të stërzgjatur të dialogut, por njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogu nuk është një temë popullore në Kosovë, për atë PDK-ja ka paguar edhe çmim, por dialogu është i rëndësishëm për ta përmbyllë shtet-ndërtimin e Kosovës, për ta bërë Kosovën një shtet i cili mbi vetën e saj si ndërtesë politike e ka kulmin dhe kulmi jonë shihet atëherë kur ne e ngritim lartë flamurin e Kosovës në OKB, prandaj edhe dialogu do të jetë një prioritet, por duhet të jetë i shkurtë dhe jo i stërzgjatur dhe në asnjë formë nuk do bëjmë me Serbinë asnjë kompromis për tema dhe çështje të brendshme të Kosovës, por duhet të rregullohet një raport më bilateral Kosovë-Serbi e cila do të ishte përmbyllje e fundit e një sfide të madhe historike”.

“Për PDK-në, si një parti që ka udhëhequr shtet-ndërtimin e Kosovës, ne kur kemi ardhur në pushtet kemi pas fatin që ta udhëheqim edhe procesin e pavarësimit të Kosovës, ne e kemi menaxhuar një proces të tillë, e kemi përmbyllë mbikëqyrjen ndërkombëtare, e kemi vendosë Kosovën në hartë, dialogu do duhej të ishte faza e fundit e përmbylljes së shtet ndërtimit të Kosovës dhe një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm PDK-ja dhe kur zoti Veseli të jetë kryeministër”, tha Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, dialogu është një proces jetik dhe prioritet i dorës së parë për Kosovën, me ç’rast me përfundimin e këtij procesit, do të përmbyllet edhe shtet-ndërtimit i Kosovës.

“Të njëjtën kohë për neve dialogu është një prioritet i dorës së parë dhe dialogu ka të bëjë me interesin jetik të Kosovës, që të përmbyllet shtet-ndërtimi i Kosovës, ndërsa ne shtet-ndërtimin e Kosovës, mund ta përmbyllim vetëm nëse e kemi mbështetjen amerikane dhe mbështetjen evropiane dhe historia e këtyre 20 viteve dhe veçanërisht trashëgimia e PDK-së fol për atë që ne jemi kanë ata të cilët e kemi bë partnerë edhe Amerikën edhe Evropën, në raport me Kosovën”.

“Mendoj që ajo se çfarë i ka ndodhë Kosovës duke qenë të lirë në këto 20 vitet e fundit dhe ne e kremtuam 20-vjetorin e lirisë dhe këtë vit e kremtuam 11-vjetorin e pavarësisë, liria dhe pavarësia e Kosovës, shtet-ndërtimi i Kosovës, do të ishte i pamundur pa mbështetjen amerikane dhe evropiane dhe asnjëherë nuk duhet që këtë raport të veçantë dhe këtë lidhje të shenjtë që ta dëmtojmë me Amerikën, ngritja e Kosovës si shtet ka ndodhë falë ngritjes së Amerikës si superfuqi, ngritjes dhe zhvillimit të Bashkimit Evropian si komunitet i shteteve evropiane”.

Hoxhaj, tha se taksa nuk ka qenë një qëllim politik i Kosovës, përderisa thotë se ai qenë bajraktari i kësaj nisme.

Sipas tij, me vendosjen e taksës është tentuar të ushtrohet sovraniteti i brendshëm i shtetit.

“Mendoj që dihet historia e taksës, unë kam qenë ai që e ka propozuar taksën, si një masë goditëse në raport me Serbinë dhe arsyet të cilat e kanë detyruar PDK-në dhe mua personalisht dhe qeverinë e kaluar që të marrin një vendim të tillë, ka qenë fushata të cilën e ka bërë Serbia në raport me Kosovën, duke tërheqë ç’njohje e Kosovës, unë kam qenë për 7 vite ministër i jashtëm dhe shumë njohje të cilat janë tërheqë, për mua kanë qenë jo vetëm goditje në shtetin e Kosovës”.

“…por goditje personale në raport me mua, por ne duhet ta bëjmë një dallim, interesi shtetëror i Kosovës është i barabartë me interesin që ka Amerika dhe partnerët tanë perëndimor, ne e kemi një interes dhe këtu nuk dallojmë, prandaj edhe raporti jonë me taksën, është që përderisa Serbia njekë një politikë të kolonizimit në veri të vendit, dëshiron ndërtime të vendimeve pa leje, me qëllim që ta ndryshojë strukturën etnike, mban struktura paralele në veri, synon që ta minon shtetësinë e Kosovës brenda për brenda territorit tonë si shtet sovran, synon që ta godet Kosovën ndërkombëtarisht, Serbia e ka merituar një gjë të tillë”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj shprehet se Bashkimi Evropian (BE), ka ndjekë një politikë të diskriminimit për Kosovën, e sidomos ndaj procesit te liberalizmit të vizave.

Ai thotë për Ekonomia Online se BE-ja nuk e shpërblyer përpjekjen e Kosovës për shtet-ndërtim.

“Ka pas situata kur Bashkimi Evropian nuk ka qenë fer në raport me Kosovën, sidomos sa i takon procesit të liberalizmit të vizave, ka ndjekë një politikë të diskriminimit, ka parashtruar më shumë kritere që të plotësohen se sa vendet e tjera të rajonit dhe në fund nuk e ka shpërblyer përpjekjen tonë, por nuk e shoh që perëndimi kanë qenë në anën e Serbisë, përkundrazi perëndimi ka qenë në anën e Kosovës, ndërsa Rusia, Kina dhe të tjerët, armiqtë e perëndimit, kanë qenë në anën e Serbisë dhe situata jonë politike”.

“…pozita jonë ndërkombëtare ka qenë një lloj bilanci mes perëndimit dhe të tjerëve, gjeopolitika është nganjëherë si moti, ndryshon brenda një kohe të shkurtë dhe ne jemi këtu ku jemi, falë vendosshmërisë së qytetarëve, vullnetit të tyre të pathyeshëm, sakrificës, luftës por mbi të gjitha edhe falë mbështetjes ndërkombëtare”.

Të ngjashme