Hoxhaj i quan të rrezikshme idetë e Serbisë për ndryshim të kufijve

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 16:20 | Nga

Ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vazhduar me kundërshtimin e ideve të Serbisë për çfarëdo ndarje të Kosovës.

Pas polemikave të djeshme me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, Hoxhaj ka reaguar përsëri sot ndaj idesë të cilën e ka rikthyer Serbia, për ndryshimin e kufirit me Kosovën.

Hoxhaj ka thënë se shoqëria multietnike e Kosovës dhe kufijtë e saj janë të njohur ndërkombëtarisht. Ai ka theksuar se ide të tilla të shpërfaqura janë të rrezikshme dhe të papranueshme.

“Kosova ka një shoqëri multietnike me kufij të njohur ndërkombëtarisht. Idetë që po i rikthen Serbia për ndryshim të kufijve janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme