Hoxhaj: reagon ashpër: UNMIK-u në Këshill të Sigurimit sot ishte zëri i Serbisë

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, përmes një reagimi ka thënë se sot, UNMIK ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit në New York.

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj u shpreh se Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK-u nuk ka asnjë rol në Kosovë.

“Sot UNMIK ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit në New York. Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK-u nuk ka asnjë rol në Kosovë. Është vetëm platformë, e përdorur dhe e abuzuar nga Rusia kundër shtetit tonë, duke krijuar tensione brenda ose duke na sulmuar ndërkombëtarisht! Kjo duhet të ndalet!”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme