Hoxhaj i reagon Daçiqit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 18:57 | Nga

Ministri i Jashtëm në detyrë, Enver Hoxhaj i është kundërpërgjigjur deklaratave të homologut të tij serb, Ivica Daçiqi i cili ka thënë se Kosova nuk ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO, nga frika që nuk do të mund të anëtarësohet.

Hoxhaj në një deklaratë për lajmi.net ka thënë se aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare parasheh afate të caktuara, procedura të caktuara ligjore. Tutje, Hoxhaj ka thënë se çështja e aplikimit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare është kofidenciale sikur që kanë bërë edhe më aplikimi për anëtarësim në Organizatën Botërore të Doganave

“Unë asnjë herë nuk kam deklaruar se kur dhe si do të aplikojmë dhe qasjen e aplikimit e kemi mbajtur në koifidencë dhe do të vazhdojmë edhe më tutje. Kemi bërë tërë bejten diplomatike që të bëhemi pjesë sikur ka ndodhur më Organizatën Botërore të Doganave, ka thënë Hoxhaj të martën.

Ai ka thënë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në UNESCO është më interes shtetëror dhe ajo do të bëhet në koordinim të plotë me presidentin dhe kryeministrin.

“Politika e jashtme ka fusha objektiva të cilat duhet të funksionojnë me koincidencë edhe çështja e aplikimit të Kosovës në UNESCO është çështje e interesit shtetëror dhe do të mbetet në konfidencë pas një koordinimi të ngushtë me Presidentit dhe Kryeministrin e të tjert”, është shprehur Hoxhaj.

Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Serbisë, njëherit ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia nuk rri duarkryq në lidhje me pranimin e mundshëm të Kosovës në UNESCO.

Ai ka shtuar se Kosova as që e ka paraqitur kërkesën për anëtarësim në këtë organizatë pasi që sipas tij, ka frikë se përsëri do të refuzohet.

Kosova kishte dështuar të anëtarësohet në UNESCO në nëntor të vitit 2015. Për anëtarësimin e Kosovës kishin votuar 92 shtete, ndërsa që nevojiteshin 95.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme