Hoxhaj regjistrohet si deputet

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, përfshirë edhe kryetarin Kadri Veseli gjatë ditës së sotme janë regjistruar si deputetë për legjislaturën e shtatë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë ditës së sotme është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë:

“Sot, së bashku me kolegët deputetë të zgjedhur të PDK-së dhe kryetarin Kadri Veseli bëmë regjistrimin si deputetë të legjislaturës së shtatë. Faleminderit nga zemra të gjithë qytetarëve që më kanë dhënë besimin për të gjashtën herë, përgjatë rrugëtimit tim në politikë. Do të punoj pa u ndalur për përfaqësimin e interesit të qytetarëve dhe rritjen e mirëqenies për secilin”.

Të ngjashme