Hoxhaj: Rusia dhe Serbia po bëjnë përpjekje për të krijuar kaos në rajon

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i jashtëm I Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se ajo që po bën Rusia dhe Serbia në Bosnje dhe Hercegovinë përmes, sic u shpreh ai, përfaqësuesit të tyre Dodik është e njëjtë me atë që po ndodh në Kosovë dhe Mal të Zi.

Hoxhaj, përmes një statusi në Twiter, ka thënë se kjo është një përpjeke e madhe për ta zbritur rajonin në kaos dhe për të krijuar, sic u shpreh ai, Srpski Svet.

Ai, në fund, tha se SHBA dhe BE duhet të mbrojnë paqen dhe arritjet e dekadave të fundit.

“Ajo që Rusia dhe Serbia po bëjnë në Bosnje dhe Hercegovinë përmes përfaqësuesit të tyre Dodik dhe Republika Srpskas është e njëjtë me atë që po ndodh në Kosovë dhe Mal të Zi. Një përpjekje e madhe për të zbritur rajonin në kaos dhe për të krijuar Srpski Svet. SHBA dhe BE duhet të mbrojnë paqen dhe arritjet e dekadave të fundit!”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Të ngjashme