Hoxhaj: Sakrifica e familjes Jashari, treguesi më i mirë se populli i Kosovës e çmon lirinë

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, për 12 vjetorin e pavarësisë, ka thënë se sakrifica e familjes Jashari është treguesi më i mirë se populli i Kosovës e çmon lirinë. Anëtarët e kryesisë së PDK-së dhe deputetët ishin sot në Prekaz, për të bërë homazhe te varri i Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Hoxhaj ka bërë homazhe në Prelaz. në vendin siç thotë ai, pikënisja e lirisë dhe pavarësisë.

“Sot në Prekaz, në pikënisjen e lirisë dhe pavarësisë, kujtuam heroizmin e Adem Jasharit dhe familjes së tij. Vepra e tyre jetësoi kthesën historike, që Kosova të arrinte këtë ditë që ne sot po e festojmë, Ditën e Pavarësisë.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Hoxhaj gjithashtu ka thënë se sakrifica e familjes Jashari është treguesi më i mirë se populli i Kosovës e çmon lirinë.

“Lavdi e përjetshme për ta dhe për të gjitha familjet që dhanë më të dashurit e tyre që ne sot ta jetojmë lirinë dhe ta gëzojmë gjithmonë shtetin tonë. 🇽🇰”, ka përfunduar shkrimin në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme