Hoxhaj së bashku me Totajn e Gashin vizitojnë Thaçin: Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj dhe nënkryetari i kësaj komune, Kujtim Gashi, kanë zhvilluar një vizitë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po gjenden krerët e UÇK-së.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku Hoxhaj ka njoftuar se vizita është realizuar me ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin, Veseli.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por, asnjëherë më parë nuk i kam parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krerëve të UÇK-së. Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës! Vizitë në Hagë bashkë me Shaqir Totaj, Kryetarin e Prizrenit dhe Kujtim Gashin, nënkryetarin e Nehat Elshanin”, ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme