Hoxhaj: Serbia dhunoi Konventën e Gjenevës me gjenocidin në Kosovë

Prishtinë | 12 Gus 2019 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj, në 70 vjetorin e Konventës së Gjenevës ka thënë se Serbia e ka dhunuar atë me gjenocidin e kryer në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Twitter ka numëruar edhe krimet e Serbisë gjatë luftës së fundit.

“Sot është 70 vjetori i Konventës së Gjenevës. Serbia e dhunoi atë me gjenocidin në Kosovë. Rreth 90 për qind e shqiptarëve etnikë u detyruan që të zhvendosen. 13,535 vetë janë vrarë, prej të cilëve 1230 fëmijë duke përfshirë foshnjat dhe ata që sapo ia nisën hapave, ndërsa 1657 vazhdojnë të jenë të zhdukur”, ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme