Hoxhaj shtron drekë lamtumirëse për ambasadorin slloven

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 15:42 | Nga

Ministri i Jashtëm në detyrë, Enver Hoxhaj ka shtruar një drekë për nderë të ambasadorit në ikje të Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj thotë se në këtë drekë përshëndetëse morën pjesë edhe ambasadorë të tjerë të akredituar.

“Për ta nderuar ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, i cili së shpejti do ta përfundojë misionin e tij në vendin tonë, shtrova një drekë përshëndetëse bashkë me ambasadorë të tjerë të akredituar. E falënderova ambasadorin Majhen për punën e tij të palodhshme, si dhe për mbështetjen dhe miqësinë e Sllovenisë për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme