Hoxhaj: S’mund të flitet për pajtim me Serbinë, pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 22:05 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka kujtuar 21 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, ku tha se jo rastësisht kjo figurë kombëtare e politike e Kosovës ndodhet në mesin e të pagjeturve, pasi pushtuesi serb, e kishte për qëllim zhdukjen tij që luftonte për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kujtuar 21 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se u bënë 21 vjet që nuk dihet për fatin Ukshin Hotit dhe jo rastësisht, kjo figurë kombëtare, intelektuale e politike e Kosovës ndodhet në mesin e të pagjeturve.

“Pushtuesi serb, ashtu siç deshi të zhdukte tërë qenien e shqiptarit, ashtu deshi të zhdukte edhe një nga zërat më të shquar për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi.”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj, tha se ishte profesor Ukshin Hoti, ai që ndër intelektualët e parë përkrahu protestat dhe kërkesat e studentëve të vitit 1981, për çka edhe vuajti në burgjet e atëhershme.

Deputeti i PDK-së, tha se në burgosjen e fundit të Hotit, pushteti serb u kujdes që të zhduk çdo gjurmë të tij, në mënyrë që të shuante një zë kredibil e të fuqishëm për çështjen shqiptare jo vetëm brenda, por edhe në arenën nfërkombëtare.

“Ukshin Hoti dhe mijëra të tjerë të pagjetur na thërrasin në ndërgjegjen tonë dhe pa zbardhjen e fatit të tyre nuk mund të flitet për paqe të qëndrueshme dhe pajtim midis Kosovës e Serbisë.”, ka përfunduar shkrimin Enver Hoxhaj.

Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

U bënë 21 vjet që nuk dihet për fatin Ukshin Hotit. Jo rastësisht, kjo figurë kombëtare, intelektuale e politike e Kosovës ndodhet në mesin e të pagjeturve. Pushtuesi serb, ashtu siç deshi të zhdukte tërë qenien e shqiptarit, ashtu deshi të zhdukte edhe një nga zërat më të shquar për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Ishte profesor Ukshin Hoti, ai që ndër intelektualët e parë përkrahu protestat dhe kërkesat e studentëve të vitit 1981, për çka edhe vuajti në burgjet e atëhershme. Në burgosjen e tij të fundit, pushteti serb u kujdes që të zhduk çdo gjurmë të tij, në mënyrë që të shuante një zë kredibil e të fuqishëm për çështjen shqiptare jo vetëm brenda, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Ukshin Hoti dhe mijëra të tjerë të pagjetur na thërrasin në ndërgjegjen tonë dhe pa zbardhjen e fatit të tyre nuk mund të flitet për paqe të qëndrueshme dhe pajtim midis Kosovës e Serbisë.

Të ngjashme