Hoxhaj solidarizohet me mijëra të vdekur nga Coronavirusi në ShBA

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi, ka ngushëlluar miqtë amerikanë, pasi atje sot është shënuar numri më i madh i vdekjeve nga COVID-19.

Hoxhaj, përmes rrjetit social Twitter, më tej ka shkruar se shpreson se gjithë kjo do të kalojë shumë shpejtë.

“Mendimet tona janë me SHBA-në, tek shohim se sot numri i vdekjeve ishte më i larti. Ngushëllime miqve dhe familjeve të tyre. Shpresoj se të gjitha të përfundojnë së shpejti!”, ka shkruar Enver Hoxhaj.

Pasi goditi Evropën, ky virus ka arritur të përhapet në përmasa të mëdha edhe në SHBA, ku deri më tani rreth 13 mijë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit nga virusi korona.


Të ngjashme