Hoxhaj takohet me ish-kryeministrin turk që u largua nga partia e Erdoganit

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj, është takuar në Stamboll me ish-kryeministrin, njëherësh ish-ministrin e jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se është mirënjohës për miqësinë dhe përkrahjen ndër vite në ndërtimin e marrëdhënieve më të ngushta Kosovë-Turqi.

“Takim i shkëlqyeshëm sot me mikun Ahmet Davutoglu dhe biseduam për një numër çështjesh politike të rajonit. Mirënjohës për miqësinë dhe përkrahjen ndër vite, pasi kemi punuar ngushtë në ndërtimin e marrëdhënieve më të ngushta Kosovë-Turqi”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Ndryshe, Davutoglu për shumë vite ka qenë edhe këshilltar i Erdoganit por ai është larguar nga Partia e Drejtësisë (AKP) në shtator me akuza se partia e Presidentit turk nuk mund të bëjë zgjidhje për Turqinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme