Hoxhaj takon ambasadorin norvegjez, flasin për dialogun: Qeveria duhet të jetë transparente për të gjitha zhvillimet në Bruksel

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar ambasadorin norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj thotë se me ambasadorin ka diskutuar për temën e dialogut Kosovë – Serbi, ku ka potencuar se qeveria duhet të marrë të gjitha përgjegjësitë në këtë dhe se duhet të ketë një transparencë të plotë për të gjitha zhvillimet në Bruksel.

Postimi i plotë i tij:

Gjatë ditës kam takuar ambasadorin norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grondahl, me të cilin kemi diskutuar rreth situatës aktuale politike në vend.

Në këtë takim, folëm për temën e dialogut Kosovë – Serbi, ku potencova se marrja e të gjitha përgjegjësive në këtë proces nga ana e qeverisë duhet të ndodhë dhe të ketë një transparencë të plotë për të gjitha zhvillimet në Bruksel.

Po ashtu, diskutuam me ambasadorin për situatën e rënduar shëndetësore dhe ekonomike nga pandemia dhe ecjen e PDK-së si partia më e madhe në opozitë në kuptim të profilizimit të saj, hapjes, opozitarizmit dhe sjelljen politike në raport me shtetndërtimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme