Hoxhaj takon drejtoreshën e AJC në Izrael, vlerësohet e rëndësishme njohja e Kosovës

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj i shoqëruar nga anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu Kodra kanë pritur sot në takim në Prishtinë, drejtoreshën e American Jewish Committee (AJC) në Izrael, Avital Leibovich.

Në këtë takim, Hoxhaj e ka falënderuar zonjën Leibovich dhe organizatën që përfaqëson për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj në vitet e fundit. Roli i zonjës Leibovich në veçanti ka qenë i rëndësishëm në afrimin dhe thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Izraelit.

Hoxhaj dhe Leibovich i kanë vlerësuar të veçanta marrëdhëniet mes dy shoqërive dhe nevojën që duhet bërë edhe më shumë për t’i afruar.

Po ashtu, është theksuar e rëndësishme njohja e Kosovës nga Izraeli dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike, si dhe hapja e mundësive të reja të bashkëpunimit në aspekte të ndryshme të jetës, duke filluar nga politika e deri tek ekonomia.

Të ngjashme