Hoxhaj takon këshilltarin e Angela Merkel, bisedojnë për vizat dhe dialogun

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me Dr. Jan Hecker, këshilltar i kancelares gjermane Angela Merkel.

Hoxhaj ka thënë se temë diskutimi e këtij takimi ishte çështja e liberalizimit të vizave si dhe dialogu mes Kosovës e Serbisë.

”Pata kënaqësinë të takoja përsëri në Berlin, këshilltarin e Kancelares gjermane Angela Merkel, Dr. Jan Hecker. Gjermania mbetet përherë partneri kryesor europian i Kosovës. Diskutuam për liberalizimin e vizave dhe dialogun mes Kosovës e Serbisë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme