Hoxhaj takon Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke

Prishtinë | 24 Nën 2020 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka takuar sot Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Arne Sannes Bjørnstad dhe ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Enver Hoxhaj, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të PDK-së, Uran Ismaili, kanl pritur sot në takim Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Arne Sannes Bjørnstad dhe ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se ndër çështjet kryesore të takimit, temë ishte edhe dialogu Kosovë – Serbi, përfundimi i të cilit, sipas Hoxhajt, duhet të jetë njohja reciproke, për të mirën e të dyja vendeve.

“Bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të PDK-së, Uran Ismaili, pritëm sot në takim Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Arne Sannes Bjørnstad dhe ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl. Ndër çështjet kryesore të takimit, temë ishte edhe dialogu Kosovë – Serbi, përfundimi i të cilit duhet të jetë njohja reciproke, për të mirën e të dyja vendeve. I falenderuam për përkrahjen e vazhdueshme dhe të parreshtur të Norvegjisë ndaj Kosovës dhe për fuqizimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme