Hoxhaj takon Robert Singer: E falënderon për mbështetjen hebreje për Kosovën

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur një delegacion të udhëhequr nga drejtori ekzekutiv dhe zëvendës-presidenti i organizatës më të madhe hebreje në botë, World Jewish Congress, Robert Singer.

Në këtë takim, Hoxhaj e ka informuar Singer për të arriturat e Kosovës, procesin e dialogut me Serbinë dhe veçmas raportet e veçanta me diasporën hebreje.

Sipas Hoxhaj, ka një raport historik mes shqiptarëve dhe hebrenjve i cili me kalimin e viteve po shkon duke u thelluar edhe më shumë. Kosova sipas Hoxhaj, është krenare që ka një komunitet të vogël hebre por shumë të rëndësishëm që jeton në Kosovë.

“Pata kënaqësinë të takoj një mik timin dhe të Kosovës, një nga njerëzit me ndikim të diasporës hebreje në Amerikë dhe në botë, Robert Singer. Si aktivist dhe zëvendëspresident i World Jewish Congress, ai ka ndihmuar shumë Kosovën dhe vizita e tij e parë këtu flet për një raport të veçantë që kemi si shqiptarë me popullin hebre” ka thënë Hoxhaj.

Singer po ashtu ka zhvilluar takime të ndara me Presidentin dhe Kryeministrin e Kosovës. Ai po qëndron për një turne vizitash në disa shtete të rajonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme