Hoxhaj takon veteranët në Klinë: Osmani e Kurti u ndalën nga 15 fëmijë në veri

Klinë | 31 Jan 2021 | 16:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Klinë, ku ka takuar veteranët.

Hoxhaj ka thënë se PDK-ja po hyn në këto zgjedhje për ta rimëkëmbur Kosovës, për ta bërë një shtet të fortë, edhe pse kjo është një situatë e jashtëzakonshme pa praninë Hashim Thaçin e Kadri Veselin, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Unë do ju thoja juve që të mos lejoni që ta godet, përçan PDK-në për një grusht votash, por të jemi sa më të bashkuar sepse nuk ka subjekt politik si PDK që bashkon më shumë këto shtatë zona. Në këto zgjedhje hyjmë edhe me program të qarta. Kemi programin për rimëkëmbje. Kosova në vitin 2020 më shumë i ka ngjarë një protektorati në kohë të UNMIK-ut. Janë ka dështojnë shkollat tona me këtë sistem arsimor. Ne në këto zgjedhje hyjmë për një shtet të fortë”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka kritikuar vizitën e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani dhe ish-kryeministrit, Albin Kurti në veri duke thënë se ata dje për një grusht vota bënë “turr” për veri, por kolona e tyre u ndal nga të rinjtë serb 15 vjeçar, ndërkohë që ka përmendur që kur ishte PDK-ja në pushtet dhe Hashim Thaçi president, ata shkuan lirshëm në veri.

“Imagjinoni Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, e cila u ngut 1 orë pasi shkoi Hashim Thaçi, dje bëri turrë për një grusht votash bashkë me kryeministrin e famshëm, drejt veriut. Dolën 15 fëmijë serb e ndalën kolonën e U.D. të Presidentit, e ndalën ish-kryeministrin. Unë ju them qe në vitin 2011 i kemi qitë pikat. Në 2017 ne e kemi ndaluar trenin të cilën donte Vuçiqi me përdor për fushatë. Kur e kemi ndalur trenin, AKI e ka pasur njeriun brenda në tren. Në 2018 i kemi thënë Gjuriqit nëse donë me hy në Kosovë lyp leje. Nuk ka lyp leje e kemi arrestu dhe e kemi ngreh zhag nëpër Prishtinën. Në 2019 presidenti jonë ka ecur me anije në Ujman”, ka theksuar ai.

Hoxhaj u ka premtuar veteranëve të Klinës, që me ardhjen e tij në pushtet me 2 për qind të bruto-produktit do të përmbyllin transformimin e FSK-së në vitin 2025. Ai ka shtuar se vendimi i tij i parë, do të jetë rritja e pensioneve prej 170 në 300 euro.

Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota ka theksuar theksoi se liria ka sfidë e sakrificë, që sot e pas dy dekadave Kosova po detyrohet ta paguajë.

“Shoqëria kosovare hynë në këto gara zgjedhore pa liderët e saj. Pa Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Calin e Jakup krasniqin, Nasim Haradinajn. Kjo e ka një gjenezë, një burim i cili po ujitet nga ata të cilët nuk e kanë dashur këtë liri. Kujt i ka shkuar në mendje që kur i keni kap armët qe kemi me pas nevojë me pagu këtë liri. Ky unitet, ky bashkim rreth vlerave e ka domethënien e vet”, ka theksuar ai.

Të ngjashme