Hoxhaj: Të avancohen aktivitetet ekonomike Kosovë-Slloveni

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 15:56 | Nga

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Sllovenisë, Karl Erjavec, po qëndron sot në Bled të Sllovenisë për të marur pjesë në Forumin e Bledit.

Para fillimit të Forumit të Bledit,  Hoxhaj ka zhvilluar edhe një takim bilateral.

Ky takim shërbeu për të konfirmuar marrëdhëniet e fuqishme politike dhe ekonomike mes dy vendeve, si dhe për të avancuar agjendën e re në fushat e interesit dypalësh.

Ministri Hoxhaj, falënderoi homologun e tij për mbështetjen dhënë Kosovës dhe qartësinë e politikës së jashtme të Sllovenisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe në koordinim të agjendës multilaterale me Kosovën.

“Sllovenia mbetet një partner shumë i rëndësishëm për Kosovën si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik. Mbështetja e Sllovenisë në shumë procese e veçmas në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe në koordinimin e agjendës multilaterale me Kosovën. Bashkëbiseduam dhe u dakorduam për të avancuar aktivitetet ekonomike mes dy vendeve në pjesën e dytë të të vitit 2016 dhe për vitin 2017” ka thënë Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj, e njoftoi homologun e tij edhe për zhvillimet politike në Kosovë dhe perspektivën e saj euroatlantike, veçmas për nevojën përkrahjes nga Lubljana për liberalizimin e vizave dhe qasjen në programet e BE-së.

Sllovenia mbetet një ndër investitorët më të mëdhenjë në Kosovë me afro 300 milion euro investime në fushën e telekomit, industrisë së naftës dhe teknologjisë.

Ministri Hoxhaj nesër do të mbaj një ligjeratë në panelin e ministrave të Jashtëm të Forumit Strategjik të Bledit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme