Hoxhaj: Të miratohen dy ligjet që na mundësojnë anëtarësimin në UNECSO

Prishtinë | 03 Nën 2017 | 09:31 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka kërkuar që sa më shpejtë të miratohen dy ligjet ai për liritë fetare dhe ligji për trashëgimin kulturore, që janë kusht për pranimin në Organizatën së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), raporton Ekonomi Online.

Hoxhaj ka thënë se deri në dhjetor duhet të miratohet ligji për liritë fetare, kurse ai për trëshigimin kulturore të hyjë në agjendën legjislative të vitit 2018.

“Është ligji për liritë fetare që do të miratohet së shpejti. Do të duhej të hyjë në agjendën e vitit 2018. Nëse nuk miratohen këto dy ligje nuk do të anëtarësohemi në UNESCO. Duhet të kemi edhe ligjin për trashëgimi të Kosovës. Është koha e fundit që të miratohen këto dy ligje. Janë tema shumë serioze”.

Kosova nuk ka aplikuar që të jetë pjesë e UNESCO, këtë vit, ndërsa në mungesë të tri votave dështoi për t’u anëtarësuar, në nëntor të viti 2015, proces të cilin e pengoi Serbia.

Sesioni i 21 i Asamblesë së UNESCO-s do të mblidhet në këtë muaj në Paris. E për pranim Kosovës i duhet dy të tretat e votave të 195 vendeve anëtare, raporton EO.

Qeveria ka miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2017. Me vendimin e miratuar janë tërhequr disa projektligje:

1. Projektligji për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave në Komunat e Kosovës që nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011;

2. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës;

3. Projektligji për Kodin Doganor dhe të Akcizave;

4. Projektligji për Agjencinë e Tatimeve dhe Doganës;

5. Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes hua dhe projekt ndërmjet KfW, Frankfurt am Main, Republikës së Kosovës dhe KOSTT për përmirësimin e rrjetit të transmisionit, faza e (VI) gjashtë;

6. Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes hua dhe projekt ndërmjet KfW, Frankfurt am Main, Republikës së Kosovës dhe KOSTT për përmirësimin e rrjetit të transmisionit, faza e (VII) shtatë;

7.  Projektligji për Pronën Publike;

8. Projekt1igji për Tokën Ndërtimore;

9. Projektligji për të Drejtën Ndërkombëtare Private;

10. Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Provimin e Jurisprudencës;

11. Projektligji për tregtinë me naftë dhe produkte të naftës në Kosovë;

12. Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Zhurma;

13. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Transport Rrugor;

14. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Rrugët;

15. Projektligji për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës;

Të ngjashme