Hoxhaj: Temat që po negociohen me Serbinë janë hapje e Pakos së Ahtisaarit

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 16:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Enver Hoxhaj në emër të Grupit të Parlamentar të PDK-së ka thënë se rikthimi i fuqishëm i SHBA-së në përmbylljen e dialogut Kosovë Serbi është zhvillim pozitiv.

Ai ka thënë se me marrëveshjen në Washington, SHBA-ja dëshmoi vullnetin karshi Kosovës, të cilën sipas tij e ka pasur qysh moti.

Hoxhaj ka thënë se Hoti nuk ka negociuar me Serbinë në Washington.

“Nëse ju mendoni që Hoti ka negociuar diçka në Washingon, është gabim. Unë e kisha pyetur se cilët janë draftet e marrëveshjes që janë negociu. Hoti përfaqëson vendin, por ai në fjalën e tij përshkruante situata që nuk kanë ndodhur, nuk ekzistojnë”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka thënë se nëse kryeministri do ta lexonte Kushtetutën, nuk do ta vendoste në paragraf pasuritë e Kosovës.

Ai ka thënë se ajo çfarë po ndodh këto ditë është hapja e Pakos së Martti Ahtisaarit.

“Paragrafi i marrëveshjes së Washington kur fol për kishat është hapje e kësaj pakoje, sot kur po flitet për aranzhimet e komunitetit joshumicë janë hapje e kësaj pakoje, poashtu edhe hapja e diskutimit për prona është hapje e pakos së Ahtisarit”, ka thënë ai

Të ngjashme