Hoxhaj thotë se ka refuzuar ftesën e Osmanit për ta marrë pjesë në ceremoninë e pranimit të detyrës

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se ka pranuar ftesë nga Vjosa Osmani për të marr pjesë në ceremoninë e pranimi të detyrës.

Por ai thotë se ka refuzuar një gjë të tillë pasi Osmani nuk është presidente unifikuese.

Postimi i plotë i tij:

PRESIDENTI MUNGON

Dje kam pranuar një ftesë nga presidenca për të marrë pjesë në aktivitetin e inagurimit të zonjës Osmani që mbahet sot. Pjesëmarrja ime, si kryetar i PDK-së do të ishte e paevitueshme, sikur të kishim një situatë normale dhe të merituar, ku Hashim Thaçi do ta bënte dorëzimin e detyrës së tij si president i vendit. Sikur opozitarët e deridjeshëm të respektonin shtetin e Kosovës, institucionet e bartësit e tyre, presidentin Thaçi e Kryetarin Veseli, që po e bëjnë një tjetër sakrificë për vendin. Fatkeqësisht, sot, për kryeministër e veçanërisht për presidente, kemi dy figura që jo vetëm karrierën e tyre e kanë ngritur duke e sharë e fyer themeluesin e UÇK-së, por kanë kërkuar edhe shkuarjen e tij në Hagë. Asnjë fjalë e mirënjohje për rolin e tyre. Por, e kundërta, akuza dhe dhunë. Prandaj, refuzova pjesëmarrjen sepse Vjosa Osmani nuk është presidente unifikuese, por përçarëse dhe partiake.

E zgjedhur si presidente në një mbrëmje të ftohtë, të mbushur me pazare të minutave të fundit, të cilat, sikur të mos mjaftonin, ishin caktuar që të kryheshin nga njerëz të Listës Serbe dhe struktura të ish-regjimit. Tani, për të gjithë, kjo mund të tingëllojë vetëm fjalë dashakeqe, por, koha do ta dëshmojë se realiteti do të jetë shumëherë më i hidhur. Për presidente do të kemi një marionetë të një kryeministri me tendenca autokrate.

I bindur se derisa idetë qëllimkëqija, joprofesionalizimi, tendencat autokratike të këtij pushteti njëpartiak të dalin në pah, do të jetë vonë dhe tashmë vendit do t’i jetë bërë një dëm i madh, por asnjëherë të mos mendojnë se Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë e heshtur përballë secilit rrezik që pritet t’i kanoset vendit nën udhëheqjen e tyre. Do t’ua përcjellim secilin hap e çdo veprim. Do ju mbajmë përgjegjës për çdo premtim e iluzion të rremë që keni krijuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme