Hoxhaj thotë se këtë muaj PDK-ja e zgjedh kryetarin dhe udhëheqësinë e re

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 14:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) gjatë qershorit do të mbajë konventën për zgjedhjen e kryetarit dhe udhëheqësin e re, raporton Ekonomia Online.

Ushtruesi i detyrës se kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, në forumin “FOL Hapur” të Lëvizjes Fol nuk tregoi nëse synon ta udhëheq këtë parti.

I pyetur nëse duhet të kemi një proces të vettingut me ndryshime kushtetuese apo me ndryshime ligjore, Hoxhaj ka thënë se  përkrahin këtë proces në mënyrën se si e njohin më mirë demokracitë perëndimore.

Kurse sa i përket padisë kundër Serbisë ai tha se një gjë e tillë e premtuar edhe me program nga Qeveria Kurti duhet të ndodhë.

Ani pse Hoxhaj ka uruar qe kjo mos të harrohet nga Kurti si shumë kauza tjera të ngritura.

“Mund të ju them qytetarëve të Kosovës sikurse zotëri Kurti ka ngritë kauza të shumta edhe këtë kauzë do ta harroj. Ne kërkojmë që të bëjë një gjë të tillë meqë e ka paraqitur edhe në program. Duhet të paditet Serbia sepse ka bërë krim në Kosovë”.

Ndërsa i pyetur për kandidatin për kryeqytetin Hoxhaj ka thënë se Prishtina ka nevojë për një profil për të ndryshuar gjendjen meqë mendoj që Shpend Ahmeti në 8 vitet e fundit ka dështuar në mënyrë klasike ashtu si pararendësi i tij Isa Mustafa, raporton EO.

“Javën e ardhshme do të kemi një emër nga PDK-ja për kryeqytetin”, ka njoftuar ai.

Gjithashtu Hoxhaj ka folur edhe për numrin e grave për kandidate për kryetare të komunave duke u shprehur  se PDK-ja duhet të reflektojë dhe se e ka shancin në këto zgjedhje.

“Ne do të kemi kandidatë për kryetar që janë gra të cilat do të jenë imazh i ri për qytetin e PDK-në”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme