Hoxhaj tregon a ka pasur kontakte me Thaçin e Veselin: Krasniqi ka përgatitje e vizion për të qenë kryetar

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 12:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se Memli Krasniqi e ka përgatitje dhe vizionin për të qenë i pari i PDK-së.

Hoxhaj shtoi se PDK-ja duhet të nisë rrugën e fitoreve, raporton Ekonomia Online.

“Ne bëjmë përpjeke që përmes kësaj Konvente ta ndryshojmë partinë. Nuk ka pozita me tapi në parti, ajo duhet hapet në planin përmbajtësor që të ketë ide të reja”.

“Zotëri Krasniqi e ka përgatitjen dhe vizionin për të qenë kryetar i ri i PDK’së, kuptohet nëse këtë e vendosin delegatët”, tha Hoxhaj.

Ai ka treguar edhe se a ka pasur kontakte me Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

“Nuk kam folur për shumë javë me Thaçin e Veselin. Çdo vendimarrje që kam marrë në këtë ta tetë muaj në parti, e kam marrë vet dhe nuk kam marr me nga ndonjë telefonatë nga Haga”.

Hoxhaj shtoi se PDK-ja do të kthehet si parti e parë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

“Zgjedhja e kryetari të ri duhet të reflektojë Kosovën e vitit 2021. Qëllimi i Konventës është për të rikthyer PDK-në në partinë e parë nacionale.

“Jam i bindur se prej Mitrovicës e deri në Prizren, PDK-ja do të kthehet në shumë komuna dhe do të mbajë komunat që ka në zgjedhjet lokale”.

“Zgjedhjet lokale do ta rikthejnë PDK-në dhe kemi kandidatë shumë të mirë. Shoqëria në vend ka ndryshuar dhe PDK-ja do të jetë më gjithëpërfshirëse”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme