Hoxhaj uron 14 vjetorin e pavarësisë: Asnjëherë s’do të dorëzohemi, deri sa flamuri i Kosovës të valojë në OKB

Prishtinë | 17 Shk 2022 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj ka uruar 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se është një ditë motivimi e inspirimi për të reflektuar për të arriturat e deritanishme dhe Kosovën e së ardhmes.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka shpërndarë një video me momentin kur ish-kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi shpalli Kosovën të pavarur dhe sovrane.

Hoxhaj, gjithashtu ka kujtuar liderët Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli të cilët gjenden në Hagë, dhe ka thënë se çdo moment të jetës së tyre ia kushtuan përmbushjes së amanetit të dëshmorëve për liri e pavarësi.

“Përjetësisht mirënjohës partnerëve e aleatëve tanë kudo nëpër botë për përkrahjen ndaj Kosovës dhe popullit të saj. Asnjëherë nuk do të dorëzohemi, deri sa flamuri i Kosovës të valojë në OKB dhe Kosova të bëhet anëtare e plotë në familjen euro-atlantike. Gëzuar 🇽🇰”, ka përfunduar shkrimin Enver Hoxhaj.

Ky është statusi i plotë:

Urime 14 vjetorin e pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës. Juve që çdoherë në zemër e në mendje e keni pasur Kosovën e pavarur. Juve që pavarësinë e keni pasur besim, dhimbje dhe shpresë. Shpesh e me shumë emocione e kujtoj mëngjesin e 17 shkurtit 2008. Është një ditë motivimi e inspirimi për të reflektuar për të arriturat e deritanishme dhe Kosovën e së ardhmes.

Sot, në 14 vite shtetësi, jemi me liderët e Kosovës që padrejtësisht gjenden në Hagë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli të cilët punuan çdo ditë për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve. Çdo moment të jetës së tyre ia kushtuan përmbushjes së amanetit të dëshmorëve për liri e pavarësi.

Përjetësisht mirënjohës partnerëve e aleatëve tanë kudo nëpër botë për përkrahjen ndaj Kosovës dhe popullit të saj. Asnjëherë nuk do të dorëzohemi, deri sa flamuri i Kosovës të valojë në OKB dhe Kosova të bëhet anëtare e plotë në familjen euro-atlantike. Gëzuar

Të ngjashme