Hoxhaj uron homologun malazez pas votimit për anëtarësim në NATO

Prishtinë | 29 Pri 2017 | 13:21 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një bisede telefonike ka uruar me homologun e tij nga Mali i Zi, Srdjan Darmanoviq dhe e ka përgëzuar për votimin në Parlamentin malazez pro anëtarësimit të këtij shteti në NATO.

Hoxhaj ka thënë se anëtarësimi në NATO i Malit të Zi, është një hap shumë i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit, njofton ministria e Jashtme, transmeton Klan Kosova.

“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO reflekton siguri më të madhe për Ballkanin dhe goditje ndaj tendencave për ndikime të jashtme anti-perëndimore në Ballkan. Ky votim i Parlamentit malazez është lajm i mirë jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për Kosovën si shtet fqinj dhe stabilitetin e rajonit”, ka deklaruar Hoxhaj.

Parlamenti i Malit të Zi ka votuar dje pro anëtarësimit të vendit në NATO.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme