Hoxhaj uron Johnsonin për riemërimin Sekretar i Shtetit për Punë të Jashtme

Prishtinë | 10 Qer 2017 | 16:03 | Nga

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës Enver Hoxhaj e ka uruar homologun e tij britanik për mandatin e tij të ri si kryediplomat i Mbretërisë së Bashkuar.

Hoxhaj e ka uruar homologun Boris Johnson, për riemërimin Sekretar i Shtetit i Punëve të Jashtme si dhe ka shprehur interesimin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve me Mbretërinë e Bashkuar.

“Urime Boris Johnsonit për riemërimin si Sekretar Shteti për Punë të Jashtme. Jemi të interesuar në vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm dhe thellimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme