Hoxhaj uron kryeministrin e ri të Spanjës: Kosova është e gatshme për bashkëpunim

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 15:35 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Tëitter, ka uruar kryeministrin e ri të Spanjës i cili u zgjodh sot nga parlamenti spanjoll, Pedro Sanchez.
Hoxhaj ka mirëpritur faktin që Pedro Sanchez, një person që ka kontribuar në paqën dhe stabilitetin e rajonit është votuar për kryeministër të Spanjës.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj i ka uruar Sanchez fat në detyrën e re, duke thënë se Kosova është e gatshme dhe e hapur për rrugë të reja bashkëpunimi me Spanjën.

Pedro Sanchez është lideri që hyri në histori duke u bërë politikani i parë spanjoll që ta rrëzojë nga pushteti një kryeministër përmes një mocioni mosbesimi. Udhëheqësi i partisë Socialiste PSOE, Pedro Sanchez, u bë kryeministri aktual i Spanjës pasi qeveria e Mariano Rajoy u rrëzua me 180 vota.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme