Hoxhaj uron Lajçakun, ia çon një porosi

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar zgjedhjen e Mirosllav Lajçakut si emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Hoxhaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se tani është shansi i fundit që të unifikohet pozicioni i BE-së për Kosovën dhe të arrihet një marrëveshje e ligjshme.

Hoxhaj, përmes një shkrimit në Twitter, ka thënë se krejt kjo të ndodhë në koordinim me SHBA-në.

“Uroj mikun tim Miroslav Lajcak, për emërimin si emisar i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi. E keni shansin e fundit për të unifikuar pozicionin e BE-së për Kosovën, dhe në koordinim të ngushtë me SHBA-në, për të arritur një marrëveshje të ligjshme dhe njohje të ndërsjellë midis Serbisë dhe Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme