Hoxhaj uron sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 18:45 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar portugezin Antonio Guterres me rastin e zgjedhjes së tij Sekretar të Përgjithshëm i OKB-së.

Në një postim në Twitter, Hoxhaj e ka quajtur lajm të mirë për botën zgjedhjen e tij.

“Urime Guterres për zgjedhjen Sekretar i Përgjithshëm. Një lajmë i mirë për OKB-në dhe botën” ka shkruar Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj e ka takuar disa herë Guterres në kapacitete të tjera ndërsa portugezi njihet për deklaratat e tij pro Kosovës, veçmas mbështetjen për intervenimin e NATO-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme