Hoxhaj uron Sekretarin e ri të Shtetit Amerikan, shpreson në bashkëpunim më të thellë ndërshtetëror mes Kosovës dhe SHBA-së

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka uruar Antony Blinken që është zgjedhur Sekretar i Shtetit Amerikan në administratën Biden.

Hoxhaj, përmes rrjetit social Twitter, ka thënë se shpreson që të punohet së bashku për ta çuar Kosovën lart në skenën ndërkombëtare dhe anëtarësim të plotë në NATO. 

“Urime Antony Blinken, për konfirmimin nga Senati si Sekretar i ri i Shtetit! Shpresojmë të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën lart në skenën ndërkombëtare dhe në NATO si një anëtare e plotë. Aleanca është forcë lëvizëse për orientimin euro-atlantik të rajonit.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Të ngjashme