Hoxhaj uron udhëheqësin e ri të CDU-së për pozitën, pret bashkëpunim të mëtutjeshëm

Prishtinë | 16 Jan 2021 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK, Enver Hoxhaj, ka uruar Armin Laschet në detyrën e tij të re, në krye të CDU-së.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka uruar përzemërsisht Laschet, për fitoren në zgjedhje.

“Ju uroj përzemërsisht Armin Laschet, për fitoren tuaj në zgjedhje. Ju uroj fat dhe të gjitha të mirat në detyrën e ardhme si kryetar i CDU-së. “, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai ka thënë bashkëpunimi midis Kosovës dhe Gjermanisë pret që të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Të ngjashme