Hoxhaj: Vota për PDK-në është votë për Ukshin Hotin

Rahovec | 04 Qer 2017 | 17:11 | Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një tubim zgjedhor në Krushë të Madhe të Rahovecit.

Duke folur qytetarëve të Krushës së Madhe, përkrahës të PDK-së, Hoxhaj ka theksuar se ky takim është një rikthim në të kaluarën dhe një lëvizje drejt së ardhmes, për t’i jetësuar idealet e ideologut të Kosovës së pavarur, Ukshin Hotit, i cili jetën e tij ia kushtoi veprimtarisë atdhetare.

Ai ka ftuar krushjanët të votojnë për deputet të birin e Ukshinit, Andinin, është cili është pjesë e listës së Koalicionit PDK-AAK-Nisma.

“Vota e Krushës së Madhe dhe e Rahovecit për Andin Hotin, është votë për babain e tij”, ka thënë Hoxhaj.

Të ngjashme