Hoxhaj: Zgjedhja e Shqipërisë në KS, zërin e Kosovës do ta bëjë më të fortë në Kombe të Bashkuara

Prishtinë | 11 Qer 2021 | 21:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Shqipërinë për zgjedhjen në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, derisa ka thënë se anëtarësimi i saj do ta bëjë më të fortë zërin e Kosovës në KB.

Përmes një statusi në rrjeton social “Twitter”, Hoxhaj ka uruar Shqipërinë për zgjedhjen si anëtare e Këshillit të Sigurimit. Ai, gjithashtu ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se kjo do ta bëjë zërin e Kosovës më të fortë në Kombe të Bashkuara.

“Urime Shqipërisë për zgjedhjen si anëtare të Këshillit të Sigurimit. Kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë dhe diplomacinë e saj të fortë. Bravo Edi Rama, kjo do ta bëjë zërin e Kosovës më të fortë në Kombe të Bashkuara.”

Shqipëria sot është zgjedhur anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023 me 175 vota për nga 117 të nevojshme.


Të ngjashme