Hoxhë Drilon Gashi emërohet këshilltar i Kryeparlamentarit Konjufca

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Imami nga Peja Drilon Gashi është emëruar këshilltar në Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka provuar të marrë konfirmim nga Kuvendi i Kosovës për angazhimin e Gashit në zyrën e Kryeparlamentarit, por nuk ka marrë përgjigje.

As hoxha Drilon Gashi nuk ka qenë i gatshëm të flasë për këtë çështje, i kontaktuar nga Reporteri.net. Derisa, të dhënat e tij ende nuk janë bërë publike tek seksioni i këshilltareve të Kryekuvendarit në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Siç merr vesh Gazeta Online ‘Reporteri.net’, angazhimi i teologut nga Peja në kabinetin e Kryeparlamentarit Glauk Konjufca ka nisur nga kjo javë.

Ndryshe, Drilon Gashi, është një nga imamët më të njohur në vend, dhe gjithashtu vlerësohet si teolog dhe ligjërues i moderuar i islamit.

Të ngjashme