Hoxhiq ankohet në Supreme për anulimin e votave: Do t’u drejtohem edhe institucioneve jashtë vendit

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 11:05 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Udhëheqësja e Iniciativës së Bashkuar boshnjake Adriana Hoxhiq, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme pas anulimit të votave për partinë e saj në shtatë komuna  me shumicë serbe, raporton Ekonomia Online.

Hoxhiq ka shtuar se vendimi i PZAP-së është i papranueshëm, dhe sipas saj, do të varet nga përgjigja e Gjykatës Supreme se a është Kosova shtet ligjor.

Ajo ka shtuar se do të shfrytëzojnë mekanizmat ndërkombëtarë të drejtësisë nëse ankesa në Supreme nuk jep rezultat.

“Ne sapo e dorëzuam ankesën në Gjykata Supreme. Unë mund të them që vendimi i djeshëm i PZAP është skandaloz i papranueshëm sepse i shkel të drejtat themelore që ta shfrytëzojnë votën e tyre dhe të votojnë sipas vullnetit”.

“Unë besoj që ai vendim i djeshme është sfidë për tërë Qeverinë e Kosovës dhe me përgjigjën që e marrim nga gjykata do ta shohim se a është Kosova shtet ligjor apo është shtet jo ligjor”.

“Do të shkojmë seri në fund dhe do t’i shfrytëzojmë të gjitha institucionet brenda Kosovës, por nëse kjo nuk jep rezolutat ku do të respektohet e drejta e njeriut me votuar do t’i shfrytëzojmë mekanizmat  e institucioneve jashtë vendit”.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur t’i anulojë në tërësi votat e subjekteve politike boshnjake në komunat: Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Novobërdë.

Të ngjashme