Familja Dehari njoftohet për angazhimin e Institutit zviceran në hetime

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 13:47 | Nga

Prokuroria e Shtetit ia ka dorëzuar familjes së Astrit Deharit, vendimin që ka lejuar ekspertizën ndërkombëtare për vdekjen e tij. Hetimi do të bëhet në Qendrën Universitare e Mjekësisë Ligjore në Lausanne, ashtu siç ka kërkuar familja Dehari. Këtë e kanë konfirmuar për KTV-në në Prokurori të Shtetit.

Vonesat, sipas tyre janë bërë për shkak të procedurave teknike. Zëdhënësi i Prokurorisë, nuk ka mohuar që zyrtarë të Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Lausanne, të vijnë në Kosovë për të kryer veprime hetimore.

KTV-ja ka raportuar qysh muajin e kaluar se institucionet kanë vendosur të autorizojnë për ekspertizë Institutin zviceran. Por, zyrtarë të Vetëvendosjes vazhduan të akuzojnë pushtetin se nuk po e lejon këtë hetim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme