PDK në Podujevë: LDK dhe VV po u bëjnë presion votuesve llapjanë gjatë procesit të votimit

Podujevë | 29 Nën 2020 | 12:12 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune të mos bien pre manipulimeve të subjekteve politike, raporton Ekonomia Online.

Rafet Llapashtica, asamblist në komunën e Podujevës, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës është duke u bërë presion të madh votuesve llapjan në të drejtën e tyre për të votuar.

Sipas tij, persona të këtyre dy partive, të pautorizuar, po qëndrojnë edhe brenda vendvotimeve për të intimiduar votuesit llapjanë në zgjedhjen e tyre të lirë.

Llapashtica ka thënë se kjo është në kundërshtim të plotë me procesin demokratik dhe u ka bërë thirrje organeve të rendit, por edhe atyre të KQZ-së që të eliminojnë sa më parë këto parregullsi dhe të mbrojnë votën e qytetarëve.

“Kemi parë vëzhgues që bartin numrat dhe logot e partive të LDK-së dhe VV-së nëpër vendvotime të ndryshme. Po ashtu, persona të pautorizuar të këtyre dy partive po qëndrojnë edhe brenda vendvotimeve duke frikësuar kështu qytetarët llapjanë që të votojnë.”, ka thënë Llapashtica.

Llapashtica ka përmendur edhe shfrytëzimin e veturave zyrtare nga ana e LDK-së.

Më tej, ai ka thënë se Parti Demokratike e Kosovës vlerëson lartë vullnetin e llapjanëve për ndryshim në këto zgjedhje, dhe i bënë thirrje organeve të rendit që të mos lejoj askënd, asnjë parti e person politik, që të tentoj jo vetëm të prishë procesin zgjedhorë, por edhe të provoj të shtrembëroj vullnetin e qytetarëve llapjanë.

Të ngjashme