Veseli: Sapo të arrihet Konsensusi, votohet delegacioni në krye me Limajn e Ahmetin

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 19:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka folur rreth projekt-rezolutës për delegacionin sa i përket dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Ai ka konfirmuar se sapo të arrihet Konsensusi do të votohet Delegacioni i ri ku në krye do të ketë Kreun e Nismas Socialdemokrate Fatmir Limaj si dhe atë të PSD-së, Shpend Ahmetin.

Ndërsa, ka konfirmuar se nesër do të ketë udhëtim zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Veselit, çdo vizitë nga personalitetet e shtetit është pozitive.

“Do të shkoj në vizitë zyrtare në SHBA. Çdo vizitë e çdo personaliteti në SHBA është pozitive. Aleati kryesor i ynë në shtet-ndërtim janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fuqizimin e shtetit dhe në rrugëtimin tonë euroatlantik, aty janë edhe SHBA-të. Kam takime në Uashington, në Nju Jork, do të kem takime edhe në shtetin e Iowas, një shtet me të cilin i kemi raportet reciproke shumë pozitive në shumë lëmi”, ka thënë ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, duke mos dhënë më shumë detaje rreth takimeve dhe temave për të cilat do të bisedohet.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur që do të mbahet seancë në orën 20:00, sipas kërkesës së Lidhjes Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë bërë kërkesë të re për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për dështimin për liberalizimin e vizave, raporton Ekonomia Online.

“Do të kemi seancë të jashtëzakonshme në orën 20. E përshëndes iniciativën për seancë të jashtëzakonshme”, tha Veseli pas mbledhjes së Kryesisë.

Të ngjashme