Hulumtimi: 43.7% e qytetarëve mendojnë se Kosova s’po ecën në drejtim të duhur

Prishtinë | 17 Mar 2022 | 22:16 | Nga Ekonomia Online

Vetëm brenda një viti nën udhëheqjen e Kosovës nga Qeveria Kurti, 43% e qytetarëve mendojnë se Kosova s’po ecën në drejtimin e duhur.

“Ju lutem na thoni, a është Kosova duke ecur në drejtim të duhur”, ka qenë një nga pyetjet në hulumtimin e opinionit publik të realizuar nga PIPOS, të prezantuar ekskluzivisht në Rubikon të Klan Kosova.

Numri më i madh i të anketuarve, pra 43.7 % e tyre, kanë vlerësuar se Kosova nuk është duke ecur në drejtim të duhur.

27.5% e të anketuarve kanë thënë “Po” në këtë pyetje, ndërsa nuk janë të sigurt 19.8% të tyre dhe 9% janë përgjigjur me “nuk e di”.

Të ngjashme