Humolli (VV): Kurti është dashur të diskutojë me Ramën para se ta refuzonte pjesëmarrjen në “Balkan Open”

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, është shprehur se as Kosova dhe as Shqipëria nuk mund t’i zgjedhin problemet duke vallëzuar në vallen serbe.

Ai në Info Magazine të Klan Kosova, ka thënë se të dy vendet, kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama është dashur ta diskutojnë këtë çështje bashkë.

“Është sjellje naive në kuptimin politik i Edi Ramës që ka iniciuar [Balkan Open] por edhe klasa jonë politike në Prishtinë në që e ka refuzuar pa e diskutuar gjithçkajen”.

“ Është dashur ta diskutojë gjithsesi”, është përgjigjur ai kur është pyetur nëse Kurti ka bërë mirë që ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë nismë.

Të ngjashme