Hungaria do të vazhdojë të përkrahë Kosovën

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 15:42 | Nga

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Gjatë takimit zëvendëskryeministri Kelmendi vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë shumë të mira dhe shprehu nevojën e intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale, në fusha të interesit të përbashkët me theks të veçantë në bujqësi, infrastrukturë dhe teknologji.

Zëvendëskryeministri Kelmendi, falënderoi Hungarinë për përkrahjen e deritashme në të gjitha proceset në Kosovë, sidomos në procesin e integrimeve evropiane.

Zëvendëskryeministri Kelmendi tha se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë implementimin e ligjit për investime strategjike përmes të cilit bizneset do të trajtohen në mënyrën të drejtë, do t’u hapet perspektivë në zhvillimin e mëtutjeshëm të tyre.

Nga ana e tij, ambasadori Laszlo Markusz shprehu gatishmërinë e Qeverisë Hungareze për thellimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës edhe në të ardhmen.

Ambasadori Markusz me këtë rast theksoi edhe interesimin e bizneseve hungareze për hapjen e fabrikave për prodhim të veglave bujqësore ku Kosova është identifikuar si vend strategjik për Hungarinë, në fushën e zhvillimit të bujqësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme