Hungaria premton ta mbështesë Kosovën në procesin e integrimit evropian

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 15:15 | Nga

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Në këtë takim, Markusz ka thënë se Hungaria është e gatshme të vazhdojë m​bështetjen ndaj Kosovës në procesin e integrimit evropian, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate nga Kuvendi i Kosovës, Deliu-Kodra e falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme që Hungaria i ka dhënë Kosovës, ndërkaq, e njoftoi  atë për të arriturat dhe sfidat me të cilat Kosova është duke u ballafaquar  gjatë procesit të integrimeve.

Kryetarja e Komisionit gjithashtu e falënderoi ambasadorin edhe për bashkëpunimin parlamentar lidhur me ndihmën nëpërmjet ekspertëve të integrimeve evropiane në kuadër të Projektit të Binjakëzimit.

Markusz po ashtu vlerësoi edhe rolin e  Komisionit për Integrime Evropiane, veçanërisht  lidhur me procesin e liberalizimit të vizave dhe mbikëqyrjes së përmbushjes së agjendës për reforma evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme