Hykmete Bajrami emërohet kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 21:44 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami është emëruar kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Bajrami përmes një postimi në Favebook, tha se pret bashkëpunim nga të gjithë anëtarët në mënyrë që ky komision të ketë sukses.

“Sot u konstitua Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Me datë 2 Prill të këtij viti me propozim të Grupit Parlamentar të LDK-së dhe me miratim të seancës jam caktuar Kryetare e këtij Komisioni. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka mandat të mbikëqyr ligjshmërinë e shpenzimit të parasë publike në të gjitha organizatat buxhetore, punë kjo mjaftë me përgjegjësi. Pres bashkëpunim nga të gjithë anëtarët, përfaqësues të grupeve parlamentare, në mënyrë që si komision të kemi sukses”, ka shkruar Bajrami.Kujtojmë se Bajrami ishte Ministre e Financave në Qeverinë Hoti.

Të ngjashme