Hykmete Bajrami zyrtarisht Ministre e Financave dhe Transfereve

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Ministja Hykmete Bajrami pas pranimit të detyrës së ministres së Financave dhe Transfereve u takua me stafin menaxherial  të ministrisë, ku u shpreh se emërimi i saj në këtë detyrë është përgjegjësi por dhe privilegj i  madh, thuhet në njoftimin e MFT-së.

“Ajo theksoi se duke pasur parasysh situatën ekonomike të krijuar nga pandemia Covid-19 dhe kërkesat e shumta buxhetore për mbështetje në luftimin e pandemisë të cilat presin për t’i zgjidhur na obligojnë të gjithë neve që bashkërisht tu japim zgjidhje të drejtë për të siguruar një të ardhme financiare të qëndrueshme e kjo arrihet nëse ne krijojmë kushte të favorshme për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë”.

“Ministrja Bajrami gjithashtu theksoi se sfidë tjetër për të gjithë stafin e MFT-së në këtë kohë pandemie është edhe Rishikimi i Buxhetit, ku duhet të kemi një angazhim tjetër shtesë dhe se në këtë rishikim ne do të përfshijmë programin e Qeverisë Hoti”.

“Ajo gjithashtu theksoi se e njeh një pjesë të stafit të Ministrisë nga angazhimet e mëparshme dhe se në këtë Ministri gjithmonë ka pasur dhe ka njerëz  që me zotësinë e tyre e kanë dëshmuar se janë të përgatitur dhe të përgjegjshëm për tejkalimin e sfidave të mëdha”, thuhet në këtë njoftim.

Të ngjashme