Hysen Vrajolli emërohet ushtrues detyre i kryeshefit të “Trepçës”

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës i Drejtorëve në ”Trepça” ka emëruar Hysen Vrajollin, ushtrues detyre i kryeshefit të kësaj ndërmarrjeje.

Ky vendim erdhi vetëm një ditë pasi bordi shkarkoi kryeshefin Basri Ibrahimi.

Hysen Vrajolli u shpreh se detyra e re i është dhënë për një afat të caktuar derisa të hapet konkursi për pozitën e kryeshefit, raporton Klan Kosova.

Ai e vlerësoi lart përzgjedhjen të cilën bordi e bëri për angazhimin e tij në këtë pozitë.

Hysen Vrajolli ka përvojë 36-vjeçare në miniera dhe tha se e njeh mirë këtë fushë.

Të ngjashme