Hyseni: Demarkacioni si kusht për viza, ka qenë i padrejtë

Prishtinë | 18 Tet 2016 | 13:21 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Skender Hyseni duke folur për zbatimin e MSA-së ka thënë se MPB është e obligueshme që t’i zbatoj 99 kushte te zbatimit dhe 14 tjera që kanë të bëjnë me legjislacion.

Ai është shprehur se 24 prej tyre janë plotësuar plotësisht, 34 pjesërisht dhe 50 janë në vazhdimësi.

Ndërsa duke folur për liberalizimin e vizave tha se pjesa dërmuese e kritereve që kanë dal shumica prej tyre kanë qenë obligim i MPB-së.

“Raporti i BE-së i cili rekomandoi heqjen e vizave për Kosovën ka përmendur se për marrjen e vendimit për heqjen e vizave ka kërkuar plotësimin e dy kushteve miratimi i demarkacionit dhe rezultat në luftën kundër korrupsionit”, ka deklaruar Hyseni në raportim para anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane.

Ai ka thënë se MPB pas procesit të heqjes së vizave ka për obligim menaxhimin e kufijve dhe fluksin e refugjatëve.

Sipas tij, demarkacioni si kusht ka qenë i padrejtë por që ky konstatim tash nuk e zgjidh problemin dhe duhet ratifikuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme