Hyseni i kërkon ambasadorit Rohde mbështetjen e mëtejme gjermane për dialogun

Prishtinë | 10 Sht 2020 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni është takuar sot me ambasadorin e Gjermanisë në vend, Joern Rohde, raporton Gazeta Express.

Për takimin ka shkruar koordinatori Hyseni përmes Facebook’ut, duke thënë se bashkë me Rohde kanë biseduar për rrjedhën e deritanishme të dialogut Kosovë-Serbi.

“Duke çmuar lartë kontributin e madh të Gjermanisë dhe përkrahjen për Kosovën, dhe përkushtimin e Kancelarës Merkel, theksova rëndësinë e veçantë që ka përkrahja e mëtejme gjermane për proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë. Ambasadori Rohde, nga ana e tij tha se përkushtimi dhe angazhimi i Gjermanisë për Kosovën dhe rajonin mbetet i palëkundshëm”, ka shkruar Hyseni.

Të ngjashme